Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Koka: Berisha po mundohet ti ruajë sado pak logjikën drejtësisë që s'funksionon

Koka: Berisha po mundohet ti ruajë sado pak logjikën drejtësisë që s'funksionon

23:22, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka ka folur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është në burg ndërsa për ish-kyreministrin seanca do zhvillohet nesër.

I ftuar në "Ora e Betit", Koka u shpreh se Berisha po mundohet ti ruajë sado pak logjikën drejtësisë që nuk funksionon në Shqipëri.

Koka: Berisha po mundohet ti ruajë sado pak logjikën drejtësisë që nuk funskionon në Shqipëri. Pra Berisha megjithëse po përballet me një farsë ligjore, dmth sa do që ne ta rrotullojmë, sa do të ngrejmë pretendime në fund biem dakord që është një pronar që ka marrë pronën e vet. Në fakt jo një por në 64 pronarë që kanë marrë pronën e tyre.

Shumë të tjerë nuk kanë arritur ta marrin. Dhe ato mund të jenë edhe të mërzitur pse kjo nuk ka ndodhur. Pse ata nuk kanë patur fatin e Malltezit dhe të tjerëve. Por kjo nuk është logjikë ligjore. Këto mund të jenë pretendime me të drejtë të pronarëve të tjerë. Por kjo nuk mund të jetë dmth të bëjmë një hetim se pse nuk e morën edhe të tjerët.

Kjo nuk është cështje diskriminimi, po flasim për logjikën institucionale dhe ligjore të këtij vendi. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco