Pinderi: Shqipëria është kthyer në një vitrinë për të mbuluar dështimin e demokracisë

22:01, 24/10/2023
A+ Aa A-

Për aktivistin Kristi Pinderi Shqipëria është kthyer në një vitrinë për të mbuluar dështimin e demokracisë dhe shpresën tek ndryshimi.

Në një lidhje me Skype për ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, teksa po komentonte situatën politikë aktuale në vendin tonë, Pnderi u shpreh se pushtetit nuk i intereson të ketë besimin e njerëzve.

“Unë mendoj se trajektorja e ndryshimit nuk vjen me bërtitje, nuk vjen vetëm me atë momentin e evidentimit të padrejtësisë edhe të thirrjes sesa moment i padrejtë është. Ndryshimi aty kërkon edhe një dozë shprese dhe për fat të keq premtimi se Shqipëria mund të ndryshojë ishte zbehur plotësisht. Kjo e kishte shkatërruar atë dozën e shpresës. Publikut shqiptar i intereson më pak aspekti personal i zotit Berisha sesa u intereson ky aspekti për rigjallërimin e premtimit se Shqipëria mund të bëhet. Unë mendoj që ka nevojë për një kontratë të re në shoqërinë shqiptare që nuk mund të përjashtojë nga ky përkushtim Partinë Demokratike, përfshirë zotin Sali Berisha, në forma pak më kreative  dhe ndoshta në forma të reja. Këto janë forma të vështira që njerëzit e mençuar dhe njerëzit që kanë një pushtet të rëndësishëm, të brendshëm, dinë të bëjnë në momentet e duhura dhe nuk besoj se vijnë me mesazhe e sugjerime.

Ajo që vura re është konstatimi për Shqipërinë, Shqipëria  është një vend i dashur për mua dhe kështu ka për të qënë gjithmonë, por Shqipëria është shënderruar një një vitrinë të cilën ti mund ta eksplorosh  për dy ditë, ndoshta edhe për dy orë. Është shëndërruar në një vitrinë pikërisht për të mbuluar dështimin e demokracisë dhe për të mbuluar faktin që na mungon tashmë ajo shpresa dhe premtimi tek ndryshimi. Kjo betejë u takon atyre që kanë mbetur aty.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco