Gjokutaj: Shkelje e të gjitha procedurave e bëjnë nul të gjithë zinxhirin edhe masat e sigurisë

18:40, 24/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës, ka theksuar se në këtë çështje kundër kryedemokratit Sali Berisha kemi të bëjmë me shkelje më flagrante të ligjeve, kushtetutës dhe procedurave.

‘Ka një rrugë për deputetët që ndjek ligji, i cili çuditërisht në këtë rast është vepruar në shpejtësi dhe anashkalim të të gjitha procedurave dhe të shkelura në këtë mënyrë e bëjnë nul të gjithë zinxhirin procedural që vijnë mbrapa. Sepse masa e sigurisë e marrë në shkelje të ligjit dhe kushtetutës është nul. Detyrimi për paraqitje është gjithashtu nul i caktuar nga ai vendim i gjykatës’, u shpreh Gjokutaj.

Gjokutaj: Ne e kemi marrë këtë çështje në shqyrtim për shkeljen më flagrante që është bërë. Ne kërkojmë që dhe SPAK dhe gjykata të ndjekin një proces të rregullt ligjor dhe kur këtu shkelet që në fillim parimet e një procesi të rregullt kushtetues dhe të paanshëm dhe objektiv të çështjes, këta mund të vazhdojnë me shkelje të tjera të ligjit dhe prandaj ne kemi bërë këtë kallëzim sepse e vërteta do të dalë.

Nuk mundet që deputeti ti bëjë vetë këto detyra. Ka një rrugë për deputetët që ndjek ligji, i cili çuditërisht në këtë rast është vepruar në shpejtësi dhe anashkalim të të gjitha procedurave dhe të shkelura në këtë mënyrë e bëjnë nul të gjithë zinxhirin procedural që vijnë mbrapa.

Sepse masa e sigurisë e marrë në shkelje të ligjit dhe kushtetutës është nul.

Detyrimi për paraqitje është gjithashtu nul i caktuar nga ai vendim i gjykatës.

Nëse ne nuk do të bëjmë këtë shërbim juridik dhe ligjor në fillim dashje padashje kemi pranuar një proces të parregullt ligjor i cili asnjëherë nuk mund të shkojë tek e vërteta.

Ne po tentojmë që me instrumentat dhe mjetet që na jep ligji ta vendosim këtë proces në binarët e ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco