‘Akuzat e SPAK, opinione’/ Alizoti: Berishës i kufizohet liria

‘Akuzat e SPAK, opinione’/ Alizoti: Berishës i kufizohet liria

17:40, 24/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, që sipas tij synojnë të godasin pluralizmit politik në Shqipëri.

I ftuar në News 24, Alizoti theksoi se dosja hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duket më shumë opinion se me fakte konkrete.

“SPAK duhet të kishte hetuar portin e Durrësit, 17 vendimet për inceneratorët, duhet të kishte marrë nën hetim edhe Teatrin dhe çështjen e Mcgonigal dhe pastaj të dilte tek opozita. Asgjësimi politikisht i figurave të rëndësishme të opozitës rrezikon pluralizmin politik dhe fuqizon mazhorancës. Unë nuk e quaj goditje ndaj Ahmetajt.. Pse nxitohen në rastin e z. Berisha?

Më lënë shije që është tendencioze. Unë kam një shqetësim; kur institucionet e drejtësisë të godasin kryeministrin në detyrë. Nëse ata do ta thërrasin, unë do t’i besoj. Nëse ky institucion kaq serioz ka këtë lloj forme hartimi që i përngjan një lloji opinioni dhe nuk ka akuza serioze, kjo është qesharake. Me këtë që po bën, SPAK nuk ngjan me drejtësinë amerikane por me drejtësinë e para 50 vjetëve. Masa ndaj Berishës, është shkelje të Kushtetutës. SPAK thotë që ky lloj ligji që ka bërë kryeministri i Shqipërisë ka favorizuar dhëndrin e tij.

Prokurori këtu merr statusin e Gjykatës Kushtetuese. Akuza e prokurorit është qesharake dhe tendecioze. Kjo nuk qëndron. Në radhë të parë është një shou mediatik për të zhbërë çështjen e Kosovës, aferën e portit të Durrësit. Në momentin që e bën selektive dhe kalon mbi kompetencat e tua dhe në momentin që arreston në një ambient publik të afërmin e ish-kryeministrit, kjo është një shfaqje që po godet armiqtë. Kjo është një dosje që i përngjan vitit ’45. Këto lloj dëshmitarësh janë qesharakë. Kush ka vjedhur të japë llogari një për një.

Unë s’i kam borxh asnjë cent këtij shteti, përveç se më ka marrë dhe kam pronat që ndoshta s’do të mund të më kthehen kurrë. Këtu nuk kanë thirrur njeri në detyrë. Edhe zoti Ahmetaj u godit politikisht dhe më pas u thirr. Prokurorët në Shqipëri janë njerëz që i mbyt politika. Kur SPAK-u të marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, atëherë unë do të filloj ta besoj dhe me të vërtetë është institucion që ka filluar të veprojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco