VIDEO-SYRI TV/ Manastirliu injoron studentët e mjekësisë: Ju garantojmë punën

16:24, 24/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse kanë katër javë që protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu i ka injoruar sërish studentët e Mjekësisë. Ligji që ata kundërshtojnë, mbajtja e diplomës peng për 5 vjet, për Manastirliun është një ligj që u garanton atyre infrastrukture arsimore dhe punësim, e cila është e drejtë universale në Shqipëri konsiderohet kusht.

Nga SYRI TV

Nga Libofsha ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka injoruar studentët e Mjekësisë të cilët janë në javën e 4 të bojkotit të mësimit pasi nuk janë dakord për qëndrimin e detyruar në Shqipëri pas përfundimit të universitetit.

Sipas Manastirliu, garantimi i infrastrukturës arsimore, edhe pse një e drejtë universale, cilësohet kusht në Shqipëri, që ti detyroje këta studentë të qëndrojnë 5 vite pa marrë diplomën duke shtuar se ata kanë të drejtë të marrin e një kredi me interes zero nga shteti.

Ndërsa për studentët e Fakultetit Histori Filologji, të cilët protestuan për shkak të ndryshimit të kriterit për të marrë bursë në moment të fundit, Manastirliu e mohoi se ata kanë protestuar.

Manastirliu ishte ne Fier për të prezantuar nisma ‘Mëso zanatin’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco