VIDEO/ Tre kryebashkiakë të Ramës në SPAK, akuzohen për blerje votash dhe abuzime me tendera

15:45, 24/10/2023
A+ Aa A-

Lista e kryebashkiakëve socialist që po hetohen nga SPAK vijon të pasurohet, teksa së fundmi në SPAK ka mbërritur një denoncim për krime zgjedhore ndaj kreut të Bashkisë Këlcyre, Klement Ndoni. Ndërkohë zhvillime te reja ka dhe në raport me dosjet ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla dhe ndaj atij të Kamzës, Rakip Suli.

Nga SYRI TV

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për zyrtarët e një tjetër bashkie të drejtuar nga socialistët. Çështja ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës. Pikërisht njëri prej tyre, një moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë Bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë, Klement Ndoni i cili kërkonte mandatin e katërt në këtë funksion.

Sipas denoncuesit episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Agim Bakushllari deklaroi para dyerve të SPAK ku u mor në pyetje për llogari të hetimeve që po kryhen nga prokurori Olsi Dado, se nuk e pranoi blerjen e votës së tij, djalit të papunë dhe bashkëshortes me probleme të aftësisë fizike.

Interesimit nëse nën hetim është edhe kryebashkiaku socialist Klement Ndoni, burime pranë Strukturës së Posaçme as nuk e mohuan por edhe nuk e pohuan, duke e konsideruar si një çështje që përbën sekret hetimor dhe po kryhen veprime.

Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, në disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik. Në 2016 ai u akuzua nga shtetasi Bardhi Nunollari, ish-i dënuar për trafik droge që përmes deklarimeve publike tha se ishte i habitur që kandidonte për postin e kryebashkiakut një person me të cilin kishte trafikuar lëndë narkotike, akuzë të cilën Ndoni e mohoi.

Sot në SPAK kishte zhvillime edhe rreth çështjes së kreut të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, teksa këshilltarë e opozitës që kanë bërë kallëzimin janë thirrur sërish për të dëshmuar.

Ata kanë denoncuar në SPAK kreun e bashkisë Kamëz për abuzime me tendera, teksa denoncimi është bërë në bazë të raportit të KLSH-së.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe kreu i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili akuzohet se ne zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ka favorizuar qytetarë për mos ndërprerje të energjisë elektrike në këmbim të votës. Skandali u denoncua nga SYRI TV. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco