Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

SYRI TV/ Berisha flet në ‘Çim Peka LIVE’: Nuk e shkel kurrë Kushtetutën

09:47, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në 'Çim Peka LIVE' ku komentoi akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij lidhur me çështjen e ish-kompleksit Partizani. I pyetur nëse do të paraqitej të martën para gjykatës, Berisha tha se nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën e vendit.

Berisha ka sqaruar pozicionin e dhëndrit të tij, duke thënë se Jamarbër Malltezi është futur si investitor me tokë, dhe nga ana tjetër akuzoi SPAK-un se po fsheh provat dhe dokumentet.

Berisha u ndal edhe tek historia e privatizimit te kompleksit Partizani, proces ky i nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Ai tha se ndryshimi i destinacionit dhe kthimi në zonë urbane është bërë nga Edi Rama, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lidhur me dëshminë e dyshimtë të ish-Komandantit të Logjistikës në Forcat e Armatosura, Vladimir Qirjazi, Berisha tha se ky person ka mbajtur peng për 3 vjet kompleksin duke ia lënë në dorë Paro Laçit, i dënuar për trafik droge në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco