Akuzat ndaj Berishës/ Këlliçi: Po krijohet precedent i rrezikshëm

Akuzat ndaj Berishës/ Këlliçi: Po krijohet precedent i rrezikshëm

23:57, 23/10/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka folur lidhur me akuzat e bëra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këlliçi thotë se po krijohet një precedent i rrezikshëm duke qenë se po i faturohen një individi vendimet kolektive.

Ai u shpreh se për çështjen “Partizani” ka firmosur edhe vetë kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, por ai nuk po merret nën hetim nga SPAK.

“Nëse e marrim të mirëqenë që ka ndërhyrë zoti Berisha edhe pse vendimet e qeverisë, ky është rasti i parë dhe po vendoset një precedent i rrezikshëm që vendimet e qeverisë që janë vendime kolektive, ti faturohen një individi që është kryeministër. Po e marrim edhe të mirëqenë këtë që ka pasur një ndikim te ligji i sportit për t’i hapur rrugë ndërrimit të destinacionit. Kush e vendosi ndërrimin e destinacionit e thotë dosja? në 2006 ishte kryetar bashkie Edi Rama. Është me firmën e Edi Ramës, që e kalon truallin nga truall sportiv, në truall për ndërtim”,-tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco