Arian Çani: Kjo që po ndodh sot me Berishën është marrëzi

Arian Çani: Kjo që po ndodh sot me Berishën është marrëzi

23:18, 23/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Arian Çani tha se ajo që po ndodh me ish-kryeministrin Sali Berisha është marrëzi, pasi një kryeministër sipas ligjit nuk mban përgjegjësi kur firmos, pasi ky është veprim kolegjial.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Çani tha se këtu do të ishte bërë luftë civile nëse do ishte për drejtësinë që bëhet në Shqipëri.

“Kur hyn drejtësia në këto personazhe, mbaron, nuk quhet më drejtësi e pavarur. Që të dënosh me burg një kryeministër apo një president duhet të kesh një flagrancë të tmerrshme. Kryeministri edhe kur firmos diçka, nuk e prek asgjë.

Nuk ka dalë kot shprehja që kryeministrat dhe presidentët i heq nga politika vota e popullit. Se po të ishte për drejtësinë këtu do të ishte bërë luftë civile. Kryeministri kur firmos nuk mban përgjegjësi se është veprim kolegjial. Kjo që po ndodh sot me doktorin është marrëzi, se nuk mund të ndodh me asgjë”,-tha Arian Çani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco