Bylykbashi: SPAK shkeli Kushtetutën, pranoi të bëhej pjesë e politikës

Bylykbashi: SPAK shkeli Kushtetutën, pranoi të bëhej pjesë e politikës

22:46, 23/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i quan akuzat e SPAK kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, goditje politike.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bylykbashi shprehet se me masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-kryeministrin Berisha, sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën dhe nenin për imunitetin e deputetit.

Oerd Bylykbashi: "Neni 73 i Kushtetutës, që është i imunitetit, i cili thotë se nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çdo formë deputetit. Në momentin që i vendosur një detyrim paraqitje, deputeti mund të jetë në një vend tjetër në kuadër të axhendës së tij parlamentare, është kufizuar, pra kufizim i të drejtës parlamentare. Nëse prokurori ka në dorë Kodin Penal, shtetasi i Republikës së Shqipërisë ka Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe këto të dyja thonë që prokurori nuk guxon që ta bëjë këtë.

Jam i sigurtë që Sali Berisha sikur të shkonte në Parlament, do të thotë “më votoni që të hiqet”. Me këtë vendim që ka marrë, sistemi i drejtësisë ka anashkaluar në mënyrë brutale Kushtetutën. Kjo tregon që ata kanë marrë një vendim për të shmangur Parlamentin. Guxojnë dhe shkelin Kushtetutën në mënyrë brutale sepse kanë një qëllim që është politik. Kanë guxuar ta bëjnë sepse objektivi është goditje politike. Është hera e dytë që policia hyn në selinë e PD-së. SPAK-u kësaj radhe vendosi që të hyjë në politikë. Ne jemi para një veprimi të qartë politik për të shkelur Kushtetutën. Kjo tregon linjën politike të SPAK gati për të shkelur dhe Kushtetutën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco