Flamur Noka: Malltezi nuk ka marrë as 10% të pronave, synimi ishte të goditej opozita dhe Sali Berisha

Flamur Noka: Malltezi nuk ka marrë as 10% të pronave, synimi ishte të goditej opozita dhe Sali Berisha

21:40, 23/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm  i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se me arrestimin e Jamarbër Malltezit, synimi ishte të goditej opozita dhe Sali Berisha.

I ftuar në “Open” në News 24, Noka tha se vendimi i SPAK erdhi pas nisjes së aksionit të ri opozitar.

“Jemi të gjithë këtu dëshmitarë. Është përpjekje e vazhdueshme për të likuiduar Sali Berishën dhe opozitën dhe së fundmi për ta likuiduar atë edhe politikisht dhe për të emëruar mercenaro-opozitën, e cila vetëm të lëpihet dhe të sulmon. Edi Rama nuk mund të pranojë që ia hoqi nga kthetrat opozitën. Ky është një skenar i Edi Ramës. Po të shohësh dosjen nuk ka asnjë provë juridike. E gjithë dosja është hartuar me mllef politik dhe pa asnjë argument dhe provë. Në dosje janë zhdukur prova që dëshmojnë të kundërtën. Janë vendim kolegjiale dhe jo individuale.

VKM-të për bordet e thesarit u nxorën që në vitet 92-94 për të përndjekurit. Malltezi mund të jetë përfituesi i 500-mijtë. Iu kërkoj ndjesë pronarëve që nuk ua kemi kthyer të gjitha pronat dhe sot po u rrëmbehen me VKM për t’ua dhënë investitorëve strategjikë. Prokuroria ka hetuar tre vjet këtë dosje. Taulant Balla doli me ca letra që qeveria i ka shpërblyer këta dhe fliste qëllimisht për fushën e aviacionit dhe jo të sportit. Është ngritur e gjitha false, politike dhe juridike.

Janë VKM që janë nxjerrë për pronat në Shqipëri. Jamarbër Malltezi është pinjoll i një familje të vjetër tiranase i cili nuk ka arritur të përfitojë as 10% të pronave të tij. Të gjitha këto kanë një synim; është Sali Berisha. Sot janë rrëmbyer prona publike në portin e Durrësit dhe Skapi i partisë ka mbyllur sytë. Burri i ministres bëhet investitor strategjik. Kemi marrë një aksion të ri politik. Përveç bashkim të brendshëm, synimi ishte të zbrisnim në bazë dhe Rama u drithërua”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco