Abuzimi me shitjen e barnave, Jakaj: Situata alarmante, pasojë e ndryshimeve ligjore në 2014-ën

10:46, 23/10/2023
A+ Aa A-

Abuzimi me shitjen e barnave është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Vetëm pak ditë më parë u bë publik rasti sesi shefja e shërbimit spitalor dhe kryeinfermierja e Spitalit të Tepelenës, kanë shitur ilaçet e spitalit në mënyrë private duke përvetësuar pagesat dhe ndaj tyre pati vetëm procedim penal.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ për të folur më shumë mbi këtë problematikë ishte mjeku nefrolog Besnik Jakaj i cili u shpreh se sistemi i furnizimit dhe shitjes së barnave në Shqipëri ka probleme serioze duke nisur që nga mungesa e madhe e shumë prej barnave në treg.

Jakaj shtoi gjithashtu se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve ligjore në vitin 2014 nga ish ministri i shëndetësisë Beqja, me arsye të plota klienteliste.

Në fakt e thënë fjalë për fjalë siç e thatë dhe ju është  një situatë jashtëzakonisht e rëndë, dramatike, me një sensivitet shoqëror te jashtëzkonshëm se bëhet fjalë për trajtimin e sëmundjeve në një vend me vështirësi të jashtëzkonshme ekonomike.

Pse ndodh kjo? Çfarë ka luftazur bota në histori dhe vendet e zhvilluara?

Sepse po ta kapim gjërat vërtetë janë të zeza, fatkeqësisht, politika është fajtore e parë, e vetme dhe e padiskutueshme dhe në këtë sektor si në shumë të tjera. Po flasim për një sektor shuam specifik dhe delikat. E para bëhet alarm rasti i spitalit te Tepelenës psh, është një formë abuzimi ku bëhet fjalë për një ose disa punonjës që abuzojnë edhe farmacistë.

Por nuk është ky problemi i  sistemit për hirë të së vërtetës, sepse ky sistem ka probleme shumë e shumë më të mëdha në të gjitha dimensionet e saj.

E para ka një mungesë të jashtëzakonshme të furnizimit me barna të tregut farmaceutik, që e kemi theksuar dhe në diskutime të tjera, ka ardhur si pasojë e ndryshimeve ligjore në vitin 2014 nga ish ministri Beqja me arsye të plota klienteliste siç dhe i kemi thënë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco