Xhaferri: Dosja Partizani, kur thashethemet konvertohen në prova

Xhaferri: Dosja Partizani, kur thashethemet konvertohen në prova

10:10, 23/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Kryetar i Forumit Rinor të PD

Mbrëmë në mesnatë përfundova së lexuari të gjithë fashikujt e dosjes Partizani, e ndonëse njohuritë e mira në këtë fushë nuk janë ekselente, ishte e pamundur të mos konstatojë se e vetmja gjë që nuk ishte në dosje ishin provat.

Nëse provë quhet mbledhja e zbardhur e qeverisë, të cilën mund ta gjejë kushdo atëherë jam gabim.

Pjesa tjetër e provave ishin në kuadrin e thashethemeve, kur më i spikaturi ishte ai i Isa Tares, i cili pretendonte se i kishin ofruar një apartament për të mos bërë rezistencë, por nuk mbante mend as kush ia kishte ofruar.

Një tjetër gjeneral me mbiemër Qiriazi, akuzonte Gazment Oketën ish Ministrin e Mbrojtjes, se i kishte bërë presion të firmoste, por nuk vuri asnjë provë për të zbatuar këtë dëshmi, e kushdo qe e njeh Gazment Oketën, e di shumë mirë se kjo nuk është në natyrën e tij.

Dje disa media partnere të ERTV kishin ftuar një person që fliste për presione dhe shuma që i ofroheshin për të hequr dorë nga drejtimi i Partizanit, por kur u pyet për prova heshti.

Krimet e vetme të Abi Malltezit, janë se ka kërkuar të përfitojë pronën e trashëguar nga paraardhësit e tij dhe se është dhëndri i Sali Berishës.

Këto dy krime nuk falen kollaj nga e majta shqiptare, pasi pronarët kanë qenë preja e tyre e preferuar deri në 1990 dhe pas 1990 preja e tyre e preferuar ka qenë dhe mbetet Sali Berisha.

Jemi qartazi jo përballë një dosje kronike por përballë një dosjeje politike, që bëhet për të sfumuar lumin e skandaleve që po përmbyt këtë qeveri, që nisin me tenderin seksual të Safet Gjicit në Kukës, e përfundojnë deri në zyrat e FBI-së.

Përgjigja e shqiptarëve kundër këtij sistemi do jetë në përputhje me forcën që ky pushtet i ka shtypur dhe poshtëruar këtë dekadë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco