Gazmend Saiti: Pavarësisht diskutimeve që po bën për tu ulur në tryzën e dialogut, Vuçiç ka lajmëruar sërish dhunë

Gazmend Saiti: Pavarësisht diskutimeve që po bën për tu ulur në tryzën e dialogut, Vuçiç ka lajmëruar sërish dhunë

09:25, 23/10/2023
A+ Aa A-

Teksa nxitoi që në fillim t`ia hidhte Albin Kurtit fajin për dështimin e takimit të 14 shtatorit në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se për të, ishte bërë e qartë që në fillim që kryeministri i Kosovës nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë njohja joformale, siç tha kreu i shtetit serb.

I ftuar mëngjesin e sotëm për të diskutuar më gjatë rreth kësaj çështjeje ishte gazetari Gazmend Saiti i cii ndër të tjera është shprehur se pavarësisht këtyre zhvillimeve që po bën për tu ulur në tryezën e dialogut Kosovë -Serbi , shikohet që në ditët në vijim kur të arrihet marrëveshja për të shkuar në zgjedhje të parakoshme, ai ka paralajmëruar që do të ketë sërish dhunë.

Deklarata e tij:

Flavio: A do të duhet tu besojmë fjalëve të Vuçiç, i cili sa herë takon ndërkombëtarët del para publikut dhe thotë ‘ditë shumë e vështirë’ e megjithatë vazhdon axhendën e tij anti-shqiptare?

Gazmend Saiti: Shiko, pjesa e takimit me Vuçiç, normalisht janë situata që atij nuk i pëlqen, por problemi është që në Serbi pavarësisht paralajmërimeve që ai bën, vazhdon prap me të njëjta retorika kundrejt Kosovës.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve që po bën për tu ulur në tryezën e dialogut Kosovë -Serbi shikohet që në ditët në vijim kur të arrihet marrëveshja për të shkuar në zgjedhje të parakoshme, sa i përket pjesë së komunave me shumicë serbe, është një njohës i mirë i kësaj situate në Kosovë e Serbia ka paralajmëruar që do të ketë sërish dhunë.

Dhunë kjo që nuk do të jetë mes shqiptarëve dhe serbëve, por e serbëve me serbët viktimë e së cilës do të jetë edhe policia e Kosovës e cila është e ngarkuar për të ruajtur sigurinë në të gjithë territoritn e  komunave.

Flavio: Me informacionet që ti ke, qytetarët e republikës së Kosovës çfarë pulsi publik kanë për keto ngjarje dhe mbi të gjitha tani që është në listën serbe?

Gazmend Saiti: Lista serbe ka qenë githmonë tutore dhe nuk ka qenë aspak shoqërore për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë.

Ajo thjesht ka qenë një tutore duke i përdorur qytetarët si marioneta duke tentuar edhe sot e kësaj dite duke krijuar dhunë artificiale e duke u shprehur se kjo dhunë vjen nga pasoja e trysnisë nga shteti i Kosovës.

 Në realitet kjo as nuk ka ndodhur as nuk ka për të ndodhur asnjëherë sepse para pak ditësh kishim një gazetare serbe e televizionit ‘Nova' që ka ardhur në Kosovë dhe ka bërë një raportim të drejtpërdrejtë nga Prishtina.

Dhe raportimi i saj thoshte se: ‘Këtu gjithçka është e qetë, njerëzit janë në rregull dhe ajo ç’ka ne na  përcjell politika në Serbi është komplet tjetër me atë që unë po përjetoj këtu në Kosovë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco