Meço: Nuk garantohet siguria juridike për asnjë qytetar

19:58, 22/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orë 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar veprimet politike të drejtësisë ishte gazetarja Sonila Meço.

Meço është shprehur se ndaj Berishës dhe Malltezit nuk ka asnjë akuzë zyrtare por vetëm dyshime dhe nëse kemi të bëjmë më firma privatizimesh për këtë duhet të shkojë në burg Rama pasi ai ka privatizuar Teatrin Kombëtar dhe Portin e Durrësit.

"Ky mund të jetë një hap i ri në histori vetëm në rastin se po shënon një precedent shumë të rëndë ku së pari heq garancitë kushtetuese për çdo qytetar në Shqipëri, nuk garanton sigurinë juridike për asnjë qytetar, është marrë në shkelje të kushtetutës në raport me një deputet qoftë ky Berisha.

Që në dhënien e masës shtrënguese, nuk ka një akuzë zyrtare por vetëm të hetuar dhe nga kjo pikëpamje nuk kemi kuptuar ku qëndron Maltezi me në raport me flagrancën për këtë lloj arresti me burg, ku qëndron në juridiksion lidhja me Malltezin me Berishën në kohën kur ai ishte kryeministër, afatet e parashkrimit janë të lexueshme po të kemi parasysh që lidhja duhet të vërtetohet sipas një zinxhiri i cili çon nga Berisha që ka dhënë urdhërin sipas dyshimit të akuzës në përfituesin final që i bie të jetë Maltezi.

Jepet një masë shtrënguese për një deputet ku në fakt duhet të shkojë në parlament në fillim për të miratuar dhe më pas të vazhdohet me veprimet. Akoma nuk kemi kuptuar se cili është demi real që ka shkaktuar Berisha dhe Malltezi në 9interesin publik, cili është dëmi publik dhe si përfitohet kjo gjë. Ka një akuzë të përgjithshëm për grupin e investitorëve , Berisha dyshohet për masë shtrëngimi por asnjë nga vartësit nuk e kanë pohuar këtë gjë.

Sipas kësaj akt akuze që nuk është zyrtare dua të kërkoj llogari për firmat e hedhur nga kryeministri për firmat e dhënë për tjetërsimin e pronave si në Portin e Durrësit ashtu dhe të Tetari Kombëtar dhe ne e kemi me firma e zeza në të bardhë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco