SYRI TV/ Akuzat e SPAK për Berishën, reagon Meta: Po shantazhohet opozita

16:50, 22/10/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta dënoi urdhrin e SPAK, që i ndalon daljen nga Shqipëria liderit të opozitës Sali Berisha dhe që arrestoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas kreut të Partisë Së Lirisë, SPAK ka vepruar me urdhër politik ndaj Berishës, me qëllimin e vetëm që t`i mbyll gojën opozitës që denoncon aferat korruptive  të qeverisë Rama.

SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi urdhrin politik të SPAK ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si veprim antikushtetues. Ilir Meta se këto veprime janë për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni dhe përgjegjësitë e rënda të Edi Ramës me aferën e inceneratorëve.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës. Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Kreu i PL shton më tej, se qëllimi i gjithë këtij aksioni është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila ka denoncuar aferat e qeverisë.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”-shprehet Meta.

Edhe deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë së Lirisë, kanë denoncuar ashpër urdhrin politik të SPAK për të kufizuar lëvizjet e kreut të opozitës Sali Berisha, duke u shprehur se ky vendim është bërë me urdhër të Edi Ramës.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco