Edi Rama firmosi ndryshimin e statusit të pronës/ Provat e SPAK rrëzojnë akuzat ndaj Sali Berishës

16:39, 22/10/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha akuzohet sot për një vendim që është firmosur nga Edi Rama. Ndërsa SPAK akuzon Berishën për nxjerrjen e vendimit për tjetërsimin e Kompleksit Partizani, edhe në dosjen e prokurores Millonaj faktohet se kjo procedurë është kryer nga Edi Rama si kryetar i Bashkise Tiranë. Por ndërsa në parashtrimin e çështjes Millonaj fsheh emrin e Edi Ramës, dhe citon firmën e tij, si kryetar i KRRT-së Tiranë, në ngritjen e akzuës, e shmang këtë element, duke pohuar se vendimi u morr nga KRRTSH-ja e drejtuar nga Sali Berisha pa u kërkuar apo propozuar nga ndokush tjetër.

SYRI TV

SPAK ka reaguar sot zyrtarisht për masat e sigurisë ndaj kryetarit të Partisë Demorkatike Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bekteshi. Sipas SPAK, z. Berisha dhe z. Malltezi akuzohen për “korrupsion pasiv” ndërsa biznesmeni për korrupsion aktiv. Por duket se dosja, nxjerr zbuluar SPAK, pasi  ato që i cilësojnë prova, janë pikërisht faktet që provojnë të kundërtën.

Syri Tv ka siguruar pjesë nga dosja hetimore, e cila i është bashkangjitur kërkesës për masë në Gjykatë. Sa i përket implikimit të Sali Berishës në këtë dosje, ai akuzohet se ka favorizuar Jamarbër Malltezin për shkak të lidhjeve familjare, por janë vetë prokurorët që provojnë të kundërtën e saj. Në pikën 23/ 1 I dosjes së Prokurorisë, tregohet edhe se si është bërë ndryshimi i statusit të pronës, nga zonë sportive në zonë banimi. E për habi, nuk ka qenë Sali Berisha që ka firmosur për ndryshimin e statusit të kësaj prone, por kryeministri aktual Edi Rama, në atë kohë kryetar bashkie. Prokurorja Enkelejda Millonai, duke i fshehur emrin Edi Ramës, në këtë pikë thekson se për zbatimin kontratës së premtimit mes kompanisë së ndërtimit Kontakt dhe familjeve pronare është bërë fal firmës së Edi Ramës.

Me vendimin nr. 132 datë 08. 06 2006 të kryetarit të KRRT-së Bashkia Tiranë, që në atë kohë ishte Edi Rama, është vendosur ndër të që, të miratohet kërkesa për ndryshimin e destinacionit për zonën Rruga Frosina Plaku dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive në zonë Banimi. Ky vendim hyn në fuqi pas miratimit nga KRRTSH-ja. E më pas specifikohet se ky vendim i Edi Ramës i është përcjellë KRRTSH-së që ka bërë njohjen e vendimit të Edi Ramës, për zhvillimin e zonës dhe ndryshimin e statusit të saj. Pra sot Sali Berisha, akuzohet se përse njohu vendimin e Edi Ramës, e kushdo me njohjen më elementare të ligjit, e kupton që përgjegjësia qëndron tek Edi Rama dhe jo Sali Berisha, që në këtë rast është kryetar I një organi Kolegjial si KRRTSH-ja, që u vu në lëvizje me propozim e vendim direkt të kryebashkiakt të kohës së kryeqytetit Edi Rama. 

Por më pas, Prokurorja e çështjes Enkelejda Millonai kalon deri në falsifikim të dokumenteve hetimore, pasi në pikën 156, ku I rikthehet interpretimit të këtij vendimi të KRRTSH-së, thotë se nuk ka pasur relacione, informacione, propozime që çuan në marrjen e këtij vendimi, ndërkohë që vetëm disa pasazhe më lartë, është kjo prokurore që specifikon se vendimi e propozimi erdhi nga kreu I KRRT-së Tiranë, që në atë kohë ishte Edi Rama si kryetar Bashkie. 

Por jo vetëm kaq, Prokurorja Millonai ka tjetërsuar dokumentet për historikun e pronës e komunikimet shkresore të institucioneve. Përfshihen në dosje një shkresë që Fatmir Mediu, ish-minstër i Mbrojtjes i përcjellë Ministrit të kohës të Ekonomisë, Genc Ruli. Por këtu është falsifikuar e gjithë praktika institucionale, pasi ajo është nisur në kohën e qeverisë socialiste, ku Anastas Angjeli ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkon informacione për plotësimin e dokumentacionit për privatizimin e Klubit Partizani, e me rënien nga pushteti të socialistëve, përgjigjja zyrtare iu dërgua nga pasardhësi i Pandeli Majkos në këtë institucion Fatmir Mediu.

Por jo vetëm kaq, Ndër akuzat e ngritura janë edhe për përfitim të padrejtë të kthimit të pronës nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Duket se këtu qëndron një tjetër veprim skandaloz i Prokurores Millonai, pasi familjet përfituese të pronësisë e kanë nisur procedurën që prej fillimit të viteve 1990 dhe njohja e të drejtës së pronësisë është bërë me vendim gjykate që shumë vite më parë, e jo nga sa pretendohet se u favorizuan pas vitit 2006. Edhe vetë në dosjen e prokurorisë, rezulton se ka qenë Gjykata që u ka njohur të drejtën e pronësisë me disa vendime të njëpasnjëshme në vitet 1994-1995-1996, e këto vendime janë njohur po në ato vite nga Kthimi dhe Kompensimi i Pronave. E në këtë rast, çështja e pronësisë ka qenë zgjidhur që shumë vite më parë, me vendime të formës së prerë të gjykatës.

SPAK nxiton që të flas për përfitime abuzive, duke përmendur shifra prej 5 milionë eurosh, por në asnjë fashikull të kësaj dosje hetimore, nuk sqarohet se cili është përfitimi i Jamarbër Malltezit në këtë shumë, pasi shifra prej 5 milionë eurosh është përfitimi i kompanisë që investoi pronën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco