Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SPAK: Berisha akuzohet se mbrojti ish-pronarët shqiptarë

SPAK: Berisha akuzohet se mbrojti ish-pronarët shqiptarë

14:49, 22/10/2023
A+ Aa A-

Nuk mbarojnë çuditë ne dosjen që ka përgatitur SPAK për të akuzuar politikisht liderin e opozitës Sali Berisha.

Shikoni në një pjesë tjetër të dosjes ku thuhet se Berisha dyshohet se mbrojti ish-pronarët.

SPAK paraqet ndryshimet ligjore ku përfituan mijëra pronarë të grabitur dhe të vrarë, si përfitim personal të Malltezit duke harruar perfitimin e mijra pronarëve në të gjithë Shqipërinë nga këto ndryshime ligjore.

Genc Ruli: Jo, ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si ua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ia bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrin ato, se ia ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakord me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se shqiptarët më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin unë atyre letrave, do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco