Më thellë se në diktaturë/ Gjinushi rizgjidhet me 98% të votave,  pa kundërshtar: Garë ishte…

Më thellë se në diktaturë/ Gjinushi rizgjidhet me 98% të votave, pa kundërshtar: Garë ishte…

14:27, 20/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave u rizgjodhën në postet që mbanin 4 vitet e fundit. Ndërsa në garë nuk kishte kandidatë të tjerë, Skënder Gjinushi dhe Vasil Tole u zgjodhën me shumicë votash.

Rizgjedhja e Skënder Gjinushit në këtë post vjen pas miratimit të ligjit të propozuar nga Akademia që heq kriterin e moshës dhe kufizimin e mandatit, duke i rihapur rrugë Gjinushit të rizgjidhet në këtë post.

Pas votimit ku mori 98% të votave, pasi 51 nga 53 anëtarë votuan pro tij, Gjinushi tha se procesi ishte normal dhe se secili kandidat ka në dorë veten për të kandiduar. “Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem”, theksoi Gjinushi.

Pyetjes se si ndihej në një proces pa garë, kreu i rizgjedhur i Akademisë tha se kishte një garë ku votohej. “Garë është se votohej po jo. E dini ju se votohej? Vazhdoni i bini një kambane. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se 53 akademikët”, iu përgjigj ai gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco