Revolta e opozitës në Kuvend, Korreshi: Nuk kërkojmë karriget e tyre, thjesht të zbatojnë ligjin!

Revolta e opozitës në Kuvend, Korreshi: Nuk kërkojmë karriget e tyre, thjesht të zbatojnë ligjin!

09:50, 20/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, zuri për herë të parë dje në Kuvend, një karrige ministri, në rrethana aspak të zakonshme.

Korreshi mori pjesë në protestën e deputetëve opozitarë për të drejtat e grabitura nga mazhoranca dhe  siç shihet edhe në fotot, qëndron drejt më këmbë mbi karrigen e një ministri në krye të Kuvendit, ndërkohë që një shkallë më poshtë, në foltore, kryetari i PD dhe deputetë të tjerë përplaseshin verbalist me grupin socialist.

Sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Saimir Korreshi shpjegoi të gjitha arsyet e asaj revolte të opozitës, pa hequr dorë nga thumbat, shprehjet plot ironi e humor dhe as nga dialekti i zonës së tij.

“Tani, ose të dorëzonim kuletën, ose të bënim atë që bëmë dje, se s'kishte mundësi tjetër” – i tha ai moderatorit Flavio Qarri. - Kemi kaq kohë që neve as po na jepet fjala. Ka tri muaj që pseudojuristët ose “shefe Lindita” se “shefere Lindita” duhet t’i themi, ka tre muaj që nuk po gjen dot një njeri që të lexojë nenin 16 të Rregullores për të përcaktuar se kush  bëhet kryetar i Grupit Parlamentar, nen që e përcakton qartë se janë vetë deputetët e atij grupi që zgjedhin Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. Dhe kjo është abc-ja, që këtu fillojnë gjithë të tjerat pastaj.

Për komisionet hetimore, tani: nuk ka njeri në botë që nuk di të lexojë Kushtetutën, aq më tepër njerëzit apo juristët e Kuvendit apo të pseudo-Kuvendit, sepse ai është bërë hale, jo Kuvend, në sensin q ë të lexojnë nenin 77 që thotë  se një nga të drejtat themelore të bazuara të Kushtetutë që kush është jurist e di cila është hierarkia e ligjeve, thotë që ka të drejtë me ¼, pra, me 35 deputetë të parlamentit shqiptar të ngrihen komisionet hetimore.

ImageKaq e thjeshtë është, nuk ka nevojë për asnjë që të ketë mbaruar doktoraturë apo ndonjë nga këta konstitucionalistët e mëdhenj! Është taksative dhe e prerë se çfarë duhet të bëjë në këtë rast, parlamenti.

Aty e përcakton që nuk është si i gjykatës, vendimi apo relacioni që nxjerr, por ama në fund fare mund t’i drejtohet Prokurorisë siç ishte rasti i inceneratorëve që në përfundim dolën ato dolën dhe me dhjetëra të arrestuar.

Nuk po kërkojmë favore, nuk po kërkojmë karriget e tyre, thjesht të zbatojnë ligjin. Në momentin që ti nuk zbaton ligjin, një njeri që vjen njëherë në gjashtë muaj atje po rrogën e merr njësoj, një njeri që vjen për një orë e gjysmë dhe flet përralla me mbret kundër Kosovës, çfarë të bësh më në atë parlament kur të goditen të gjitha të drejtat?!

Ju jeni dëshmitarë vetë se çfarë ndodhi me dhjetë kolegë herën e kaluar. Urdhëro, mblidheshin firma pa bërë akoma tekstin!!! – nënvizoi Korreshi dhe shtoi me humor: - Dhe një propozim ishte t’ia çonim për shkarkimin e Ramës vetëm me deputetët e PS me thënë të drejtën, se përderisa kishin hedhur të gjithë firmat aty mund të shkruaje çfarë të doje.

Na njoftuan herën e kaluar në orën 15:15, para dy të premteve, se në orën 16:00 kishte mbledhje, kur të gjithë deputetët janë në bazë. Imagjino të vish nga Lushnja në Tiranë për 45 minuta, se vetëm po të të sjellë helikopteri që shkon Rama në Dhërmi mund të arrije.

Së fundmi, dje, me paturpësinë më të madhe kur të gjithë ishin në Tiranë, na njoftuan, 12 minuta përpara me e-mail, as telefon, asgjë tjetër, kur rregullorja e ka të përcaktuar që njoftohen 24 orë përpara, si anëtarët e Sekretariatit e një ndër ata jam dhe unë dhe një tjetër është fakti se të gjithë personat që janë propozuar për t’u përjashtuar  duhet të dëgjohen që të japin versionin e tyre. Kjo është!

Në Kuvend nuk pati as sharje, as ofendime, absolutisht asgjë.

Ata socialistët siç duket do të kishin ndonjë drekë për vete, kishin hallin e tyre ... Ne u thamë: o respektoni vendimet që ne kemi sjellë në Kuvend ose Kuvendi nuk do të vazhdojë normalitetin. Ne nuk kemi dëshirë dhe nuk është kjo mënyra e duhur, por për sa kohë që fjala jonë jo vetëm që nuk dëgjohet, për sa kohë që gjithë kjo qeveri hajdute mungon ose nuk i jep të drejtën opozitës për komisionet, e Ilir Beqjes atje tek Shëndetësia... Unë dola nga komisioni sepse nuk mund të vijë një hajdut e të flasë për fondet e BE-së ndërkohë që është akoma nën hetim nga SPAK dhe gjysma e kabinetit të tij me gjithë ata të tenderave u arrestuan.Pra, është e paprecedentë.

 Po siç mund të ngremë edhe komisione të tjera psh për IPARD, për fondet e BE për bujqësinë të vjedhura. Kemi parë vila pa fund të ndërtuara me lekët e domateve dhe të sallatorëve, ndaj në këto kushte, kur opozitës, i vetmi argument....

A, po imponimi, që është më e rëndësishmja, na imponokan kryetarin. Po pse, kur ka dashur ndonjëherë PD-ja që të ishte Damian Gjiknuri, i cili akuzohet për vjedhjen e votave dhe jo vetëm për to, por minimalisht për vjedhje të votave, që të ishte një nga personat bashkëkryetar në komisionin e Reformës Zgjedhore?! Ishte imponim, se thoshin ne nuk ulemi në tryezë pa kryetarin, kurse tek ne dashkan dakortësinë e tyre!

Kam parë edhe ca statuse kolegësh nga këta të “mendimit ndryshe”.“Mendimi ndryshe!!!” Agalliu ishte shumë i ndjeshëm, por më “e e bukura”, më shëmtira  në të gjitha statuset thoshte “lufta bëhet në komisione” (!!!) kur bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore që nuk ka ardhur asnjë ditë, fare fare fare, s’e ka mbledhur asnjë ditë, nuk vjen as në komisionet e Ligjeve, tani na tregon përralla.

Po merri kamerat e komisionit të Ligjve dhe shihe në ka ardhur kjo “opozita e vërtetë” që vjen vërdallë me byrekë në Holandë! A ka ndonjë mbledhje ku të jenë realisht prezent?!Jo!

Shihini seancat plenare: a janë aty, kanë thënë ndonjë fjalë kundër qeverisë?! Po Arbi Agallaiu, ta shpjegojë njëherë atje poshtë pallati, për kë deklaroi se kishte marrë lekë?! Ndaj kur të flasin për kolegët të shikojnë njëherë të vetët dhe pastaj flasim.

Ishte gjëja më e shëmtuar prandaj reagova se nuk kishte asnjë lloj ndryshimi nga ajo që tha Spiropali, po ishte motamo ajo që tha Çuçi. Këta nuk i ndryshojnë as ndonjë germë, por shkruajnë ato që u thotë Çuçi. Është turp i madh. Nuk dinë çfarë shkruajnë dhe çfarë thonë.”/ar.sh/SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco