VIDEO-SYRI TV/ Basha kërkon në gjykatë karrigen e kryetarit, legjitimohen 3 palë në proces

17:37, 19/10/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike vijon sorollatjen në dyert e drejtësisë sa i përket çështjes së siglës dhe vulës. Ndërsa kjo çështje është ende e pashqyrtuar në Gjykatë të Lartë, Lulzim basha kërkon që Gjykata e Shkallës së Partë të marrë një vendim ende pa u shprehur Gjykata supreme, e ta njohë atë për kryetar në bazë të mbledhje që ai ka zhvilluar me bashkëpunëtorët e tij.

Nga SYRI TV

Vijon saga e përballjeve në Gjykata për çështjen e siglës dhe vulës së Partisë Demokratike. Sot në Gjykatën e Shkallës së parë është zhvilluar seanca e parë ku Lulzim Basha, kërkon që të legjitimojë veten si drejtues i saj, me njohjen e mbledhjeve të bashkëpunëtorëve.

Sot Gjykata ka legjitimuar tre palë në këtë seancë, ku veç përfaqësuesve të Bashës, palë në proces janë edhe Çlirim Gjata si përfaqësues i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, si dhe përfaqësues të grupit të deputetëve që më herët kërkuan nga Gjykata të konfirmojë dorëheqjen e Bashës dhe pasqyrimin e saj në regjistrin e Partive Politike.

Por ndërsa u bë palë pa qenë i tillë në procesin në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës, sot përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa mendon ndryshe, se gjykata duhet të njohë vetëm atë si përfaqësues, gjë e cila u refuzua.

Por kjo kërkesë u konsiderua jo normale nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Çlirim Gjata.

Edhe gjyqtari i çështjes Niko Rrapi solli në vëmendje se Partia Demokratike është njohur si palë që më 3 tetor.

Jashtë sallës së Gjyqit Çlirim Gjata tha se duhet pezulluar ky proces dhe pritur vendimi i Gjykatës së Lartë, ku është bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

I pyetur se çfarë ndryshojë sot, që Lulzim Basha dhe ai ndryshoi qëndrim për çështjen e palëve në proces, Sefa zgjodhi ti shmangej.

Pasi dëgjoi palët, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 25 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco