VIDEO/ Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti. Përgjigjen Ramës do ja japim çdo seancë

16:19, 18/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat, pas seancës së posaçme ku foli presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

I pyetur nga gazetarët për situatën ku ndodhet opozita pas vendimit të Edi Ramës për ti përcaktuar bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, Berisha tha  se ai do të marrë përgjigjen në çdo seancë.

‘Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë. Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës.

Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.

Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco