Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë: Nuk pranojmë rregullat e PS-së Foto arkive

Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë: Nuk pranojmë rregullat e PS-së

13:13, 18/10/2023
A+ Aa A-

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eliminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë. 

Edmond Spaho: Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës.

Bujar Leskaj: Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend.  Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë.

Refuzimi i Deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco