Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kurti kërkon që forcat shtesë të KFOR-it të ruajnë kufirin me Serbinë

Kurti kërkon që forcat shtesë të KFOR-it të ruajnë kufirin me Serbinë

13:11, 18/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin turk Ozkan Ulutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend.

Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it.

Në njoftimin për media thuhet se temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë.

‘Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi.

Atje Kosova nuk ka juridiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi’, është shprehur Kurti.

Kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.

 ‘Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës’, thuhet më tej.

Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco