Osmani: Anëtarët e dy organizatave terroriste janë paguar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia

Osmani: Anëtarët e dy organizatave terroriste janë paguar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia

22:05, 17/10/2023
A+ Aa A-

Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, tha se gati secili nga anëtarët e dy organizatave terroriste në veri- Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, janë financuar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia.

Sipas presidentes, ky ka qenë financim i rëndësishëm nga ana e tyre, që të përgatitet një sulm i tillë si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

‘Tani të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat dua t’i falënderoj Policinë dhe AKI-në që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe dëshmojnë qartë katër lidhjet kryesore që na çojnë direkt tek lidershpi i Serbisë; e para ka të bëjë me financimin e grupeve terroriste sepse ai financim është bërë që një kohë të gjatë, por në veçanti ka qenë më i fokusuar në muajt e fundit ku secili anëtar i këtyre dy organizatave terroriste: i Mbrojtjes Civile dhe i Brigadës së Veriut, ka qenë paguar diku deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga ana e institucioneve të Serbisë që ka qenë një financim goxha i rëndësishëm nga ana e tyre që të përgatitet një sulm i tillë’, u shpreh Osmani në emisionin ‘Tempus’ në KTV.

Osmani  shtoi se trajnimet që i kanë kryer grupi terrorist që zhvilloi sulmin në Banjskë, janë trajnuar në vendet ku trajnohet ushtria e Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco