‘Ishte provokim’/ Burimi për deklaratën e  Macron: I bëri presion Kurtit sepse ndihej i sigurt krah Ramës

‘Ishte provokim’/ Burimi për deklaratën e Macron: I bëri presion Kurtit sepse ndihej i sigurt krah Ramës

19:00, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për Kosovën duke thënë se ky është një provokim nga ana e tij, për ti treguar Kosovës që e ka marrë seriozisht kërkesën për asosacionin.

Në një lidhje me Skype për “Task Force”  me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi u shpreh se Macron e bëri këtë deklaratë në Shqipëri sepse ndjehej i sigurt në krah të Ramës.

“Pallati i Elizesë  është i detyruar  të botojë axhendën e presidentit, është detyrim ndaj taksapaguesit, ardhjen në Shqipëri e kanë lënë sekret. Ky kur bënë këtë, që  e mban sekret që të shkojë në Shqipëri!! Këta do bëjnë hapa mbrapsht, do ketë një ndërhyrje energjike politike të Beukselit, të Gjermanisë, jo kështu lojërash me Kosovën. Plus që, si mund ti heqësh ti liberalizmin e vizave pa sanksionuar Serbinë ? Është e paimagjinueshme.  Kjo është thjeshtë nga ana e Macronit, një provokim për të treguar që Franca e merr seriozisht kërkesën e saj për asosacionin. Mos harroni që Franca , Macroni ishte ai që si një magjistar ua gjeti zgjidhjen ditën e fundit të presidencës bullgare, ku nuk i bëhej  negociata as Shqipërisë, ishte Franca që e gjeti zgjidhjen. Franca thotë që është krenare që është ajo që harroi planin franko-gjerman, po zinte pak a shumë shah-mat Vuçiçin.

Macroni kërkon të vërë presion mbi Kurtin për asosacionin. Këtë e bën në Tiranë krah Ramës sepse e dinte që ishte në një terren të një personazhi si Rama që do mbyllte gojën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco