‘Deklarata e Macron, kontrast me qëndrimin gjerman’/ Zhulali: Të enjten BE do i tregojë forcën Serbisë

18:31, 17/10/2023
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, e ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, foli në lidhje me deklaratat e presidentit frances Emmanuel Macron për Kosovën dhe kërkesat në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Veri.

Sipas Zhulalit, të shtunën pritet që Kurti dhe Vuçiç të ulen në tryezë në Bruksel dhe të enjten do të miratohet një kërkesë urgjente që do të jetë në mbështetje të Kosovës dhe do të kërkojë sanksione ndaj Serbisë.

Gjithashtu ekspertja u ndal edhe te deklarata e Macron për Kosovën, duke theksuar se ky është një presion i hapur nga kryeministrit Kurti që nuk do të ketë një tërheqje nga masat që i janë vënë Kosovës gjithsesi.

Zhulali: Të shtunën do të kemi një takim në Bruksel ku pritet të ulen në tryezë kryeministri Kurti dhe presidentit Vuçiç. Kjo është diçka që duhet marrë parasysh. Të enjten do të miratohet një kërkesë urgjente kjo do të jetë në mbështetje të Kosovës dhe do të kërkojë sanksione ndaj Serbisë.

Teksi i saj është paraprirë edhe nga raporteri për Kosovën në PE i cili e ka thënë që do ti kërkojë KE-së që të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Serbisë.

I gjithë mjedisi është i tillë që do të kërkojë një ushtrim force më të madhe nga BE ndaj Serbisë.

Deklarata e sotme e Macron ishte që shiko se ne nuk do ta ulim presionin ndaj Kosovës, duke e parë në mënyrë diplomatike për ata që kuptojnë sepse pezullimi i vizave, sot Macron nuk ka asnjë lloj mekanizmi që ta vendosë këtë në fuqi në janar 2024.

Ky është një presion i hapur nga kryeministrit Kurti që nuk do të ketë një tërheqje nga masat që i janë vënë Kosovës gjithsesi.

Ditën e shtunë do të ketë shumë tension që do i drejtohet të dyja palëve.

Dje pamë kancelarin gjerman i cili foli me një tjetër gjuhë dhe presionin e kishte kryesisht ndaj Serbisë dhe ndaj asaj që ndodhi mbështetur nga Serbia kundër Kosovës.

Deklarata e Macron bëri kontrast me qëndrimin gjerman. Dje edhe Routh bëri një deklaratë shumë të fortë madje edhe më të fortë se kancelari Shcoulz po u mbështet edhe nga ky i fundit pasi nuk e la në asnjë moment pa e përmendur këtë çështje, dialogun Kosovë-Serbi, momentin ku ne ndodhemi dhe sulmin që u bë kundrejt Policisë së Kosovës.

Ai që nuk e përmendi asnjëherë ishte kryeministri shqiptar që fatkeqësisht edhe sot të paktën të kishte bërë rolin e njeriut të habitur nga kjo masë./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco