Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Rama kërcënoi Kosovën për vizat, Macron thotë se fjala e tij u përkthye gabim

Rama kërcënoi Kosovën për vizat, Macron thotë se fjala e tij u përkthye gabim

16:44, 17/10/2023
A+ Aa A-

Pas një përkthimi gabim të fjalës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që thoshte se ‘e them me shumë qartësi, ne ju kem besuar për çështjen e vizave. Çështja është e pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet’, nuk vonoi edhe Edi Rama të kërcënonte Kosovën.

‘Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike nëse do humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Dramatike’, tha Edi Rama, menjëherë pas fjalës së presidentit francez.

Por nuk ka vonuar edhe sqarimi në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, që shkaktoi shumë reagime në Shqipëri dhe më shumë edhe në Kosovë.

Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, thonë se fjala e Macron është përkthyer gabimisht nga përkthyesja, dhe ata e kanë përkthyer në mënyrë të drejtë fjalën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

‘Dua ta them një gjë shumë qartë. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Për sa i përket Francës, ato (vizat) janë hequr sepse Franca e mban premtimin e dhënë. Ndërsa fjala sot nuk po mbahet’, tha presidenti francez në Tiranë, duke i rikujtuar Kosovës që t’u përmbahet zotimeve qe ka marre para diplomatëve ndërkombëtarë.

Komentet e zotit Macron fillimisht u keqinterpretuan nga shtypi në Shqipëri dhe në Kosovë si mesazh se Franca po tërhiqej nga vendimi për liberalizimin e vizave, shkruan Zëri i Amerikës.

Vendimi i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Deklarata e tij e lidhur me ‘fjalën e dhënë’ dukej se vinte në pah pakënaqësinë me qasjen e autoriteteve të Kosovës kundrejt thirrjeve të diplomatëve perëndimore për uljen e tensioneve në veri.

Presidenti Macron tha se Franca po i ndjek po i ndjek me vëmendje tensionet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco