Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Gati për takime në terren. Deputetët që kanë mbetur tek Lulzim Pengu ti bashkohen sa më parë PD-së

Berisha: Gati për takime në terren. Deputetët që kanë mbetur tek Lulzim Pengu ti bashkohen sa më parë PD-së

15:01, 17/10/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Pyetje: A po diskuton grupi parlamentar i PD, për të zgjeruar aksionin në terren dhe për të nisur takimet e përbashkëta me bazën dhe a ka një gatishmëri edhe nga grupi tjetër i deputetëve që ju të jeni bashkë edhe kur të takoni demokratët në bazë.

Sali Berisha: Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin.

Pyetje: Dmth pranoni se bashkë me Gazment Bardhin do të dilni në bazë?

Sali Berisha: Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco