KAFE SHQETO/ Analisti politik: Ja pse samiti i djeshëm nuk ishte historik

KAFE SHQETO/ Analisti politik: Ja pse samiti i djeshëm nuk ishte historik

10:43, 17/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV është diskutuar shprehja e kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të samitit të mbajtur dje në Tiranë, i cili u shpreh se: Ky samit ishte historik. Kjo fjali është diskutuar gjatë nga analistët, sipas të cilëve, nuk ka se si që ky Samit të jetë historik për faktin se nuk ofroi asgjë për Shqipërinë. E një mendim të tillë ka dhe pedagogu dhe analisti politik, Sami Neza, i cili ishte ftuar në “KAFE SHQETO’ . Neza u shpreh se kjo ngjarje nuk ka se si të jetë historike sepse nuk prodhoi asgje të re nga Samitet e tjera.

Neza: Ka ngjarje, që bëhen historike në momentin kur ato ndodhin, dhe ka ngjarje të cilat mund të bëhen ose mund të mos bëhen fare historike me kalimin e viteve dhe kjo varet prej rrjedhimeve që ka kjo ngjarje për një shoqëri të caktuar për një vend të caktuar apo për një grup të caktuar.

Unë e fus mbajtjen e samitit ose mbajtjen e takimit të udhëheqësve të BE-së, të cilët i janë bashkangjitur inciativës së Procesit të Berlinit, te një ngjarje të zakonshme në rang evropian, natyrisht nuk është një ngjarje e zakonshme për Shqipërinë, por nuk është asesi një ngjarje historike.

Është ngjarje jo e zakonshme për Shqipërinë për shkak se një event i përmasave të tilla që mbahet në Tiranë nuk është një event i zakonshëm për ne.

Në përgjithësi ne kemi mbajtur evente ndërkombëtare të natyrës sportive, por të natyrës politike ndoshta ky është eventi i dytë ose i tretë përgjatë gjithë këtyre viteve të pluralizmit.

Ndërkohë që për t’u bërë historike duhet të kemi parasysh vendimmarrjen që ofron një event i tillë.

Mund të themi që nga vitin 2014 që ka nisur Procesi i Berlinit dhe deri sot janë mbajtur 10 samite të tilla, çfarë është vështirë që të përcaktosh njërin më historik se tjetrin, ndërkohë që unë mund ta përcaktoj se ai më historiku është ai që u mbajt herën e parë që si të thuash përcaktoi modulet e Procesit të Berlinit përgjatë zbatimit të këtij procesi.

Ndërsa të gjitha samitet e tjera kanë qenë në një farë mënyrë ekuivalente njëra me tjetrën dhe nuk ka arritur ndonjë samit të ndryshojë më shumë se sa tjetri.

Në fakt historike do të ishte bërë nëse Shqipëria do të arrinte të ecte hap pas hapi me Bashkim Europian dhe me vendet e Bashkimit Evropian ose të regjistronte momente, të cilat do ta ngrinin Shqipërinë në nivele shumë më të larta sesa është tani.

Nuk është bërë historike një mbledhje e tillë për shqiptarët dhe nuk mund të bëhet historike as në ë ardhmen për shkak se vendimmarrje ose propozimet që u shpalosën përgjatë procesit të zhvillimit të samitit nuk ndryshonin shumë nga samitet e tjera dhe, së dyti, Shqipëria nuk ka bëra as dhe një hap thelbësor, rrënjesor për të ndryshuar pozicionin e vete në raport me BE.

Nga 2014 e deri sot janë në 9 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe ne kemi vetëm një moment, i cili është premtimi për hapjen e negociatave.

Besoj se është e qartë dhe për publikun që hapja e negociatave ende nuk ka ndodhur siç e dëgjuam dhe presidenten e Komisionit Europian, e cila tha se me Shqipërinë mund të bëhet  hapja e negociatave nga fundi  i vitit pas përfundimit të skrinimit të dy kapitujve kryesor, që janë kapituj që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, me antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe me çështje të tjera, por kryesisht me çështje që lidhen me cilësinë e demokracisë në vend.

Ndiqni intervisten e plotë të analistit Sami Neza: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco