Burimi: Me Berishën hymë në NATO dhe sot lëvizim pa viza, Rama na futi në listën e vendeve ku ka pastrim parash

22:26, 16/10/2023
A+ Aa A-

Genc Burimi analist i ftuar mbrëmjen e sotme në 'Çim Peka Live' u shpreh se gjatë qeverisjes së Berishës, Shqipëria u anëtarësua në NATO, sot lëvizim pa viza, Rama na futi në listën e vendeve gri ku ka pastrim parash.

Vizitë e parë e një presidenti të Francës në Shqipëri,  këtu është një qetësi totale, asnjë lajm asnjë gjë, pra është më e rëndësishme për Shqipërinë.

Nuk ka një entuziazëm. Është një situatë shumë e komplikuar.

Kjo ardhje e Macronit në Shqipëri është më gjysëm zemre, nuk ishte momenti, thjesht jepet çmimi i Kadaresë.

Këto para që po ndahen në kuadër të 30 miliardëve , janë 9 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Këto janë shuma që u kushtohen kuadrit të politikës së fqinjësisë.

Në kuadër të kësaj, Franca nuk kërkon të qëndrojë mbrapa por kërkon të marrë dhe ajo pjesën e ëmbëlsirës së saj.

Është një vizitë që do ngelet në histori, jam dakort me Bushatin me polemikën që pati me Batonin, që në histori.

 Në kohën e Berishës, Shqipëria bëri dy hyrje, një në zonën e vizave dhe një në NATO.

Kurse me  Ramën, kemi hyrë thjeshtë në listën e vendeve gri ku ka pastrim parash, është e vetmja gje për të cilën do mbahet mend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco