Aldo Bumçi: Lideri i madh global Edi Rama bënte fjalime, Vuçiç tregonte projekte dhe merrte paratë e BE-së

Aldo Bumçi: Lideri i madh global Edi Rama bënte fjalime, Vuçiç tregonte projekte dhe merrte paratë e BE-së

22:12, 16/10/2023
A+ Aa A-

Aldo Bumçi, ish-ministër i Jashtëm gjatë qeverisjes së PD-së, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor nuk ka ndaluar dhe se tashmë BE-ja ka më shumë përvojë për të anëtarësuar vende të tjera. Por, sipas Bumçit, këto vende nuk kanë qenë gati për t’u anëtarësuar me bllokun. Duke analizuar thithjen e fondeve të BE-së nga këto vende Bumçi perifrazoi presidentin serb, Vuçic, që shprehej se Rama ishte lider i madh global, për të deklaruar se ndërkohë që ai bënte fjalime Serbia merrte fondet e BE-së.

Biseda në studio

Aldo Bumçi: Dera nuk u mbyll nga Bashkimi Evropian, por asnjë nga vendet nuk kishin asnjë shans për t’u integruar se nuk ishin gati.

Ylli Rakipi: Unë kam idenë se edhe vetë Perëndimi nuk është i përgatitur që ta zgjerojë BE-në. P.sh. ne kur na donin për në NATO ne ishim vendi më pocaqi në botë, të themi të drejtën, nga ana ushtarake, jo vetëm ne, por gjithë rajoni. Por ata, kur të duan, të rrëmbejnë.

Aldo Bumçi: Nuk ka ndaluar asgjë. BE ka një përvojë të jashtëzakonshme me zgjerimin sepse është zgjeruar në ish-diktaturat ushtarake Spanjë, Portugali, Greqi, u zgjerua më pas në ish-vendet komuniste dhe ne jemi faza e fundit. Pra ka një përvojë më të madhe se në fillim, se sa kohë i duhet Evropës Qendrore, Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë për t’u bërë gati.

BE ka patur një efekt për t’i ngritur vendet me një shpejtësi shumë të madhe dhe integrimi i Evropës Qendrore dhe Lindore ka ndodhur për një dekadë e gjysëm. Asnjë transformim kaq i madh nga ekonomia e centralizuar në ekonomi tregu, nga totalitarizëm në demokraci, nga vend pa të drejta njeriu në të drejta njeriu në asnjë cep të globit nuk ta gjesh kaq të shpejtë. Kjo është gjysma e historisë, tjetra është e shoqërive. Ai të motivon, ti duhet të bësh gjysmën tënde.

Dhe ky proces ka të mira se i gjithë rajoni është i përfshirë si të barabartë. Kosovë, Serbi si të barabartë, ishte BE-ja si garant dhe mekanizmi i fondeve. Serbia është vendi i parë që ka fituar më shumë, pastaj Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria e fundit.

Vuçiç pati deklaruar për Ramën: Ky është lideri i madh global.

Lideri i madh bënte fjalime, Vuçic tregonte projekte dhe merrte lekët. Nga ky projekt gjithëpërfshirës me BE-në, Rama shkoi dhe kërceu te “Ballkani i Hapur” ku nuk ishte as Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Pra nga gjithëpërfshirës me 6, shkoi me 3. Këtu ishte Evropa, këtu s’ishte Evropa. Këtu ishin fondet e BE-së, këtu s’ishin fondet e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco