‘Berisha nxori nga izolimi Shqipërinë, e anëtarësoi në NATO’/ Bushati: Rama ka bërë ahengje!

22:11, 16/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Andi Bushati ka thënë se kryeministri Edi Rama është politikani më i keq në këto 30 vite demokraci në Shqipëri.

Në një krahasim që i bëri qeverisjes 8 vjeçare të Shqipërisë në kohën e Sali Berishës, Bushati theksoi se ish-kryeministri e nxori vendin nga izolimi 50 vjeçar duke i hequr vizat, si dhe anëtarësoi në NATO, ndërkohë që Edi Rama ka bërë vetëm ahengje.

Bushati: Unë e quaj Edi Ramën më të keq se një mesatarje e 30 viteve por po të marr shembullin e një njeriu tjetër që unë e quaj politikan të dështuar në raport me atë që ka dhënë në Shqipëri, Sali Berisha.

Ky politikan i dështuar sipas meje, në 8 vjeçarin e vetë të dështuar e futi Shqipërinë në NATO dhe e nxori nga izolimi 50 vjeçar i hoqi vizat,për mua është prap i dështuar. Po krahasoni këto shfaqjet me Angjelin Perlocaj të Ramës me vënien e piketës së sigurisë përfundimtare të Shqipërisë me futjen në NATO. Krahasoni atë zënkën për tituj me ambasadorin rus me 1 milion shqiptar që nuk rrinë si legen mbrapa zyrave të ambasadave.

Pra një politikan i keq për mua si Sali Berisha bëri këto dy gjëra.

Ç’ka bërë ky madhështori, ka bërë ca ahengje. Pra po ta kthejmë filmin dhe të pas 30 vitesh, mendoni se do të mbahet mend data që diku në Shqipëri në 2023-shin u mblodh Samiti i Berlinit i pari në Ballkanin Perëndimor? Samit Berlini atëherë mund të mos ketë fare.

Por data e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është një datë që shënohet në librat e historisë, për të treguar në këtë që sa e madhe është bërë Shqipëria, Shqipëria ka qënë e vogël në hohën e Saliut dhe akoma më e vogël në kohë të Ramës./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco