VIDEO/ Vangjeli: Për shumë shqiptarë, ndoshta ajo që ndodh nën hijen e Ramës duket si një mëkat i madh

22:08, 16/10/2023
A+ Aa A-

Me debat është shoqëruar diskutimi i analistit Lorenc Vangjeli në studion e ‘Çim Peka LIVE’, për Saimitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Vangjeli u shpreh se, ndoshta për shumë shqiptarë, gjithçka që ndodh, shpesh edhe nën hijen e Ramës, të duket si një mëkat i madh që ndodh në Tiranë.

‘Urrejtja e pafundme që kanë grumbulluar një pjesë e shqiptarëve, ndoshta më shumë se gjysma e tyre ndaj Edi Ramës bën që gjithçka që ndodh, shpesh edhe nën hijen e tij, të duket si një mëkat i madh që ndodh në Tiranë. Po, mor po, sot është një ditë e madhe në Tiranë.

Urrejtja ndaj Ramës nuk është instrumenti i duhur për të kuptuar edhe këtë gjë që po ndodh. Mund të ishte kushdo tjetër për të rrëfyer që sot në 16 tetor të 2023, Shqipëria pavarësisht problemeve të pafundme është një vend normal.

Edhe nëse ne bashkohemi në bindjen së Vuçiçi në Beograd dhe Rama në Tiranë janë autokratë, kjo kalon nëpërmjet votës. Kjo është demokracia, që ju e kuptoni dhe mendoni se ekziston vetëm nëse është fanella e një force të caktuar politike’, u shpreh Lorenc Vangjeli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco