‘BE të mos bashkëpunojë me autokratët’/ Thirrja serbe dhe heshtja shqiptare

‘BE të mos bashkëpunojë me autokratët’/ Thirrja serbe dhe heshtja shqiptare

20:37, 16/10/2023
A+ Aa A-

Liderët kryesorë të Europës zbarkuan në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.

Shumëkush do ketë menduar se për shkak se integrimi është një proces i bazuar kryesisht te demokracia, zbatimi i ligjit, zgjedhjet e lira, mediat e pavarura, etj, këto tema do të diskutoheshin fuqishëm sot në Tiranë.

Asgjë nuk ndodhi!

Askush nuk e ngriti zërin, askush nuk foli edhe pse Shqipëria e Edi Ramës është e fundit në Europë sa i përket zbatimit të ligjit, por e para në Europë sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por mbi të gjitha, Shqipëria është e fundit në Europë për lirinë e medieve dhe i vetmi vend në kontinent që nuk mban zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Miliona euro janë derdhur nga Bashkimi Europian në këtë drejtim, por sot nuk foli askush për këtë gjë. Madje as OJQ-të e shumta, të cilat duhej ta kishin në fokusin e tyre ngritjen e zërit për mungesën e demokracisë në vend.

Për ironi, në një vend tjetër autokrat, në Serbi, 12 organizata joqeveritare, firmosën një deklaratë në prag të samitit, duke i bërë thirrje vendeve të BE-së të mos bashkëpunojnë me liderët autokratë në rajon.

“Për këto arsye, i bëjmë thirrje BE-së, anëtarëve të saj dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të ndryshojnë politikën e lidhjes së marrëveshjeve të dyshimta me liderët autokratë, për të siguruar vazhdimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të hyrë urgjentisht në dialogun e strukturuar me aktorët pro-demokratikë dhe pro-BE në vend dhe rajon, për t'u përmbajtur nga vendosja e sanksioneve që do të preknin popullsinë serbe, për të mbështetur përpjekjet për të siguruar kushte të barabarta në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, në mënyrë që ato të jenë të drejta dhe të lira ”, thuhej në deklaratën e tyre, e cila gjeti jehonë në mediat europiane.

Ne as në nivelin e Serbisë së Vuçiçit nuk shkuam në këtë ditë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco