Berisha kujton Martti Ahtisaarin: Do mbetet për jetë në mirënjohjen e kombit shqiptar

Berisha kujton Martti Ahtisaarin: Do mbetet për jetë në mirënjohjen e kombit shqiptar

20:32, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një mesazhi, ka kujtuar Martti Ahtisaarin, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

‘Dielli perëndoi për ish presidentin Martti Ahtisaari, mikun e madh të kombit tonë.

Të dashur miq, ish presidenti i respektuar i Finlandës, nobelisti Martti Ahtisaari, burri, shtetasi mendjendritur që hartoi dokumentin ndërkombëtar që shërbeu si bazë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, europiani i madh dhe i urtë, të cilit OKB, por dhe BE i besuan angazhimin në zgjidhjen e krizave në rajone të ndryshme të botës, mbylli sytë përgjithmonë.

Për suksesin në misionin e zgjidhjes së tyre, Martti Ahtisaari u laurua me Çmimin Nobel për Paqen.

Presidenti Ahtisaari do mbetet për jetë në mirënjohjen e kombit shqiptar.

Me këtë rast, duke shprehur nderimin më të madh dhe mirënjohjen time më të thellë për veprën e pavdekshme të burrshtetasit të shquar Martti Ahtisaari, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij, kombit mik finlandez dhe i lutem zotit që shpirti i tij i madh të gjej paqen e merituar. Amin’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco