380 milionë nga AZHBR tek inceneratori i Tiranës/ Skema ku del Mark Jaka, Elton Bualli, Zoto dhe Mërtiri

380 milionë nga AZHBR tek inceneratori i Tiranës/ Skema ku del Mark Jaka, Elton Bualli, Zoto dhe Mërtiri

20:15, 16/10/2023
A+ Aa A-

Njerëzit e incenetratorëve nuk përfituan vetëm kontratat qindra milionë euro për ndërtimin e djegësave por kompanitë e tyre kanë histori dhe lidhje me matësat e ujit në disa bashki, ndërtime digash, pritash, tendera, landfillesh, por edhe para projektesh të financuara si në rastin që po sjellim sot.

CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra faqe dokumentash, të cilat tregojnë se njerëzit e inceneratorit të Tiranës dhe bashkëpunëtorët e tyre përfituan qindra mijë euro nga AZHBR, duke aplikuar për sera.

Në këtë skemë janë përfshirë Elton Bualli, drejtor në Landfillin e Tiranës, Mark Jaka, baxhanaku i Mirel Mërtirit dhe mëkëmbësi i tij në Tiranë (sa në Vjenë e Londër), por edhe institucionet shtetërore që kanë dhënë financimin.

Më poshtë po rendisim dokumentat për të sjellë në vëmendjen e SPAK disa emra dhe personazhe të tjera të përfshira.

Sipas dokumentave që ne po i rendisim me poshtë, Elton Bualli me pozicion drejtor në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, në qershor të vitit 2020 aplikon për programin IPARD 2.

Fonde të cilat u përfshinë edhe në skandalin e fundit denoncuar nga strukturat kontrolluese të BE-së. Rezulton se në datën 14.07.2020 Frida Krifca i kërkon informacione shtesë për disa komponentë, kompanisë aplikuese të Elton Buallit:

 Së pari, në shkresën zyrtare kërkohet, saktësimi i ofertës së kompanisë ELMAZAJ KONSTRUKSION, EURO GUGA, ROAN CONSTRUCTION (kompani e Mark Jakës baxhanakut dhe mëkëmbësit të Mirel Mërtirit, trurit të inceneratorëve që kërkon të fshihet pas Zotos dhe Ahmetajt.)

 Së treti, të sqarohen mospërputhjet midis ofertës dhe kontratës midis Elton Buallit dhe “Consulting SE Partners” (kjo kompani e Stela Gugalles bashkëjetueses së Mirel Mërtirit dhe kunata e Mark Jakës).

 Sa para përfitoi Elton Bualli

Kompania e Elton Buallit, drejtorit në kompaninë e Inceneratorit të Tiranës, shpallet fituese për një projekt me investim 483.164,32 euro.

Projekti, sipas të dhënave zyrtare, do të niste në 14.12.2020 dhe do të përfundonte në 14.11.2021. Vlera e përfituar nga fondet IPHARD është 314.056,8 euro, rreth 380 milionë lekë duke pasur parasysh kursin e kohës.

Në 18 nëntor të vitit 2019, pak më shumë se 6 muaj nga aplikimi në AZHBR, kompania e inceneratorit të Tiranës ka lidhur një kontratë qeraje me punonjësin e saj ELTON BUALLI, për një tokë 8500 m2. Kontrata lidhet për një periudhë 15-vjeçare për një shumë qesharake 11.500 lekë në muaj. 8500 m2 me vlerën e qirasë sa një pension në fshat dhe kjo për 15 vite.

Kontrata e Buallit me kompaninë e Inceneratorit të Tiranës, është lidhur vetëm 4 ditë pasi Elton Bualli, drejtori i vetë kompanisë është regjistruar si person fizik. Pasi është përfituar dhe fondi me AZHBR, në gusht të vitit 2021 kjo kontratë është revokuar dhe midis palëve është nënshkruar një kontratë shitje e kësaj pasurie. Në 12.08.2021 revokohet kontrata e qiradhënies qesharake, dhe në dt 16.08.2021, pra 4 ditë më pas, firmoset kontrata e shitjes me kusht të pronës për një vlerë 19.550.000 lekë. Sërish shumë e vogël me realitetin në zonën kadastrale. Pagesa do të bëhet në dy këste, sipas kontratës, kësti i parë brenda dt 31.03.2022 dhe kësti i dytë brenda datës 15.08.2022.

Kontrata e Buallit dhe inceneratorit të Tiranës

Nga dokumentacioni që sjell CNA (gjithmonë ekskluziv) midis IEBV dhe punonjësit Elton Bualli në 16.03.2021, është lidhur një kontratë huaje e cila është amenduar në datë 08.06.2021 dhe në datë 19.10.2021 për një vlerë totale 500.000 euro. Në datë 19.10.2021 është lidhur kontrata e tretë për vlerën 90.000 euro.

Disponojmë dhe kontratën e lidhur nga Elton Bualli dhe kompanisë pëer ndertimin e serës, tek zona e Landfillit.

Sipas dokumentave të siguruara nga CNA dhe investigimit rezulton se në përfundim kompania e inceneratorit të Tiranës, IEBV vendos të qarkullojë para në mënyrë të çuditshme në emër të një punonjesi duke i dhënë 500.000 euro hua, duke i shitur më pas dhe një toke në vlerë 19.550.000, pra duke shtuar kështu vlerën e huasë.

Kush janë përfituesit e vërtetë

Përfituesi i vërtetë, ekzistojnë të gjitha dyshimet të mos jetë Elton Bualli, në skemë duket kompania e Zotos dhe Mërtirit, gjithashtu dhe subjekti i Stela Gugalles dhe kompania e Mark Jakës.

 Ky i fundit sipas të dhënave të siguruara nga CNA është njeriu që lëviz me mediat dhe ushtron ndikim të paligjshëm në institucione për të lejuar që Mirel Mërtiri të vazhdojë kontrollin e tij mbi Landfillin e Tiranës.

 Mërtiri, së fundi, duke përdorur Mark Jakën, disa media dhe gazetarë që paguhen me paratë e inceneratorëve, kanë ngritur akuza dhe sulme mbi prokurorët e SPAK, shantazhe, shpifje kërceënime e deri në kanosje, apo fshehje dhe devijim të së vërtetës në lidhje me inceneratorët. Gjithçka është nën hetim, të cilit po i sjellim në vijim fakte dhe prova të reja.

Skema e vërtetë dhe dokumentet lehtësisht mund të verifikohen nga SPAK./ CNA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco