Liderët e 'Procesit të Berlinit' mblidhen për foton zyrtare, sesioni i dytë nis në 15:30

Liderët e 'Procesit të Berlinit' mblidhen për foton zyrtare, sesioni i dytë nis në 15:30

14:00, 16/10/2023
A+ Aa A-

Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë ka përfunduar pjesën e parë të punimeve në orën 13:30 dhe të gjithë liderët e tij, të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dalë jashtë Piramidës ku po mbahet takimi për të bërë foton familjare, siç e quajnë.

Ndërkohë që liderët rreshtoheshin për këtë fotografi që ngulit këtë moment politik dhe historik,  grupe popullore kërcimi të shteteve pjesëmarrëse i kanë përshëndetur të pranishmit.

Pas një pushimi dhe drekës zyrtare, në orën 15:30 do të nisë sesioni i dytë i punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë me fokus, mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor. Më pas:

në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco