Me përjashtimin e deputetëve të opozitës, edhe vet socialistëve iu bllokohen komisionet

Me përjashtimin e deputetëve të opozitës, edhe vet socialistëve iu bllokohen komisionet

11:53, 16/10/2023
A+ Aa A-

Me përjashtimin që u kanë bërë nga punimet e Kuvendit, tetë deputetëve të opozitës më 6 tetor, edhe vetë deputetët e mazhorancës, ata të PS, e kanë pësuar sepse nuk kanë mundur të vazhdojnë punën në komisionet parlamentare.

Sot, Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate  për shkak të përjashtimit të deputetëve të opozitës, të rrëzimit të kërkesave për komisionet hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët demokratë Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi kanë kundërshtuar sjelljen e mazhorancës dhe e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Për këtë shkak ata kanë braktisur mbledhjen e komisionit pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës.

Çupi tha: “Është turp kjo që ndodh. Sot jam vetëm në komision, pasi, me akte të turpshme, keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, nuk e doni zërin e opozitës. Siç e keni në traditë, doni institucione moniste. Është e turpshme, pasi ju zonja Bushka keni firmosur përjashtimin e opozitës. Jeni ju që nuk lejoni as Reformën Zgjedhore. Nuk mund të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë".

Kurse Korreshi vërejti: "A  është normale apo ligjore të na njoftoni për mbledhjen 45 minuta para dhe materialin na e dërgoni 10 minuta para?! Ky është turp! Nuk jepni asnjë përgjigje institucionale”

Edhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e shtyu diskutimin, për shkak se deputetët e opozitës  braktisën mbledhjen.”

Më 6 tetor, Komisioni i Etikës në Kuvend përjashtoi tetë deputetë të opozitës se nuk lejuan zhvillimin e seancës dhe konkretisht:

1. Elda Hoti
2. Albana Vokshi
3. Bledion Nallbati
4. Zheni Gjergji
5. Lefter Gështenja
6. Asllan Dogjani
7. Luan Baçi
8. Gazment Bardhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco