Vasili: Edi Rama është sot personazhi më i errët në tavolinën e Samitit të Berlinit!

Vasili: Edi Rama është sot personazhi më i errët në tavolinën e Samitit të Berlinit!

11:15, 16/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook nga emisioni i mëngjesit në SYRI.TV, ‘Kafe shqeto’ ku ishte ftuar të folur për Samitin e Procesit të Berlinit i cili mbahet sot në Tiranë.

Krahas videos Vasili shkruan se sot Edi Rama është personazhi më i errët në tavolinë e Samitit të Berlinit, duke radhitur dhe arsyet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama eshte sot personazhi me i erret ne tavolinen e Samitit te Berlinit!

Ne vitet e tij si kryeminister Edi Rama vetem ka rrenuar me qellim çdo tregues te Shqiperise ne raport me parimet e Europes per shtetin ligjor dhe demokracine.

E futi Shqiperine ne listen e zeze te pastrimit te parave.

E ktheu Shqiperine ne Kolumbine e Europes.

E beri Shqiperine vendin e dyte ne bote per korrupsionin.

E beri vendin e pare ne Europe per kerkesat per azil te shqiptareve, qe largohen duke ja kaluar edhe vendeve ne lufte.

E beri Shqiperine nje problem aq te madh sa qe detyroi BE te shtroje per diskutim edhe liberalizimin e vizave te arritur me aq mund e sakrifica.

E beri Shqiperine nje vend pa zgjedhje te lira duke i kriminalizuar proceset zgjedhore.

E beri qeverine e Shqiperise armiken me te madhe te Kosoves pas Serbise, duke mos denuar terrorizmin serb dhe duke ushqyer planet per ndryshimin e kufijve dhe copetimin territorial te Kosoves.

E beri Shqiperine permes Ballkanit te Hapur serborus nje minuese te hapur te Procesit te Berlinit.

E beri Shqiperine nje vend ku qeveria ka kapur te gjithe pushtetet dhe drejtesia funksionon me regjine e saj.

E beri Shqiperine nje vend ku Parlamenti i kapur nga Qeveria bllokon llogaridhenien dhe noterizon korrupsionin galopant dhe grabitjen e miliarda euro te taksave te qytetareve nga qeveria.

NDAJ SOT SHQIPERIA PER FAT TE KEQ PERFAQESOHET NGA NJE KRYEMINISTER TOTALISHT ANTI BE!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco