Ramën dhe Kurtin nuk i bashkon as kombëtarja kuqezi

Ramën dhe Kurtin nuk i bashkon as kombëtarja kuqezi

22:05, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i Kosovës, Albin Kurti nuk janë bashkuar as në ndeshjen e sotme në Tiranë, Shqipëri-Çeki, që luhet për eleminatorët e Euro2024.

Nga fotot që mbërrijnë në redaksinë e SYRI-t dallohen Rama dhe Kurti të cilët po e shijojnë fitoren e kombëtares së Shqipërisë të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin Air Albania.

Rama ndodhet në tribunë me Presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë që Kurti ndodhet një kat më lartë nën shoqërinë e zv.kryeministres Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco