Ambasadori francez: Presim të shohim saktësisht se si u organizua sulmi në veri të Kosovës

Ambasadori francez: Presim të shohim saktësisht se si u organizua sulmi në veri të Kosovës

20:45, 12/10/2023
A+ Aa A-

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot tha se presin të shohin saktësisht se si u organizua sulmi në veri, derisa theksoi se ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.

Masat e paralajmëruara të BE-së në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk shihen në horizont.

Guerrot, tha se para vendosjes së pasojave të mundshme, fillimisht po priten hetimet se si u organizua ky sulm.

 ‘Tani duhet të shikojmë saktësisht se si u organizua ky sulm. Tashmë ka diskutime mes partnerëve përkatës dhe këtu nuk mund të them më shumë për pasojat e mundshme për aktorët e këtij sulmi’, tha për RTK-në, Oliver Guerrot.

Sipas diplomatit francez, ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.

Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të vazhdojë.

Sipas tij kjo është e vetmja rrugë përpara.

‘Rruga përpara është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për këtë ne po punojmë shumë’, shtoi ai.

Guerrot tha se në kuadër të procesit të dialogut, fokusi duhet të jetë te marrëveshja dhe zbatimi i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco