‘Beleri në burg’/ OMONIA: Gjykatat shqiptare të varura nga Rama

‘Beleri në burg’/ OMONIA: Gjykatat shqiptare të varura nga Rama

20:27, 12/10/2023
A+ Aa A-

Pas vendimin të gjykatës ditën e sotme për të shtyrë afatin për marrjen e vendimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, ka reaguar edhe OMONIA.

Në njoftimin për mediat, OMONIA thekson se me vendimin e sotëm, Gjykatat shqiptare treguan se janë të varura nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, theksohet se misioni i tyre vazhdon.

Reagimi i plotë:

Gjykatat shqiptare edhe njëherë tjetër treguan se janë të varura nga kryeministri Edi Rama si dhe nga të gjithë zaptuesit e tokave të himarjotëve. Gjykatat sot shtyjnë për në datën 17 tetor gjyqëin për marrjen e vendimit, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 Peripecitë që këto gjykata i sjellin të zgjedhurit të Himarës kanë vetëm dhe vetëm një qëllim, ta largojnë atë nga bashkia, duke u afruar çdo ditë edhe më tepër afati për vlefshmërinë e betimit të kryebashkiakut. Qytetarët e Himarës, ata të cilët e votuan z.Beleri, por edhe gjithë Shqipërisë e kuptojnë tashmë qartë lojën politike të Edi Ramës e Jorgo Goros, për ta penguar këtë proces duke ndikuar drejtpërdrejt tek vendimet e gjykatës. Qytetarët e dinë tashmë për "gurët nën rrota" që i vendosen Fredi Belerit për ta penguar të ushtrojë detyrën e tij, që i'a besoi populli me anë të votëbesimit. Kuptohet qartë që qëllimi i pengimit të misionit që i'a ngarkuan qytetarët himarjotë, ka vetëm një motiv, atë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

Inatin e denoncimeve të z.Beleri, denoncimeve për tjetërsim të pronave, dërgimin në Spak të ish kryetarit të bashkisë dhe ministrave të qeverisë, kryeministri Rama e shlyen duke sjellë pengesa dhe duke rrëzuar çdo kërkesë të z.Beleri në dyert e gjykatave. Sot gjykatat në dallim nga herët e kaluara nuk e rrëzuan kërkesën e z.Beleri, por vendosën ta shtyjnë atë, duke luajtur si "macia me miun" me opinionin publik në lidhje me këtë cështje.Përpara kësaj, Rama dhe shoqëria e tij klienteliste u kujdes më së miri, që të përfshinte në trupën gjykuese Etleva Deden, e cila më parë është kujdesur të përmbushi çdo porosi të Ramës dhe Goros për të rrëzuar çdo kërkesë të Fredi Belerit.

Trupa jonë gjykuese paraqiti një kërkesë për largimin e kësaj gjyqtareje, kërkesë e cila nuk bën çudi të rrëzohet sërish në datën 17 Tetor. Ne tashmë i presim të gjitha padrejtësitë nga kjo qeveri si edhe nga Goro-Rama, por garantojmë se asnjë pengesë nuk do të na trembë për ta cuar misionin tonë deri në fund, për të ushtruar detyrën e kryebashkiakut në bashkinë e të gjithë himarjotëve. Jo për Fredi Belerin, por për qytetarët që besuan me votë dhe çdo ditë kërkojnë ndaljen e padrejtësive kundrejt tyre dhe frenimin e tjetërsimit të tokës. Misioni ynë vazhdon !!! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco