Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Meta: Ka ardhur koha e llogaridhënies! 30 persona në ditë humbasin vendin e punës nga kriza, ndërkohë qytetarë paguajnë miliona për inceneratorët

Meta: Ka ardhur koha e llogaridhënies! 30 persona në ditë humbasin vendin e punës nga kriza, ndërkohë qytetarë paguajnë miliona për inceneratorët

20:04, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zvhilluar një mbledhje në Durrës, ku dhe ka folur për problematikat e kësaj zone duke nisur nga papunësia e deri tek kriza e euros, apo mosmarrja e masave nga qeveria.

Gjatë mbledhjes, Meta është shprehur se do të kthehet koha e llogaridhënies.

Kreu i PL-së, u shpreh se kriza e euros ka bërë që me mijëra punonjës të mbeten papunë .

“Kriza e Euros ka detyruar bizneset sidomos fasonet për të mbyllur mijëra vende pune dhe Durrësi e ndjen shumë këtë.

30 persona në ditë, humbasin vendin e punës për shkak të krizës së euros dhe mosmarrjes zgjidhje nga ana e qeverisë”, tha Meta.

Nga ana tjetër ngriti shqetësimin se shumë banorë në Durrës kanë mbetur mes 4 rrugëve pasi nuk po marrin shëtpi dhe as bonusin e qirasë që pas tërmetit.

Po ashtu preku edhe faktin se gjatë këtij sezoni turstik nuk pati asnjë hapsirë për plazh publik, ku qytetarët të mos paguajnë për të bërë plazh.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ngriti shqetësimin për faktin se ende vijon mësimi me turne në Durrës.

Po ashtu një nga pikat më të rëndësishme theksoi Meta është problematika me plehrat.

Meta tha se bashkia ka paguar 300 milionë për kazanë ndërkohë që nuk ka një pikë grumbullimi dhe qytetarët vijojnë të pagujanë taksa për një incenerator që nuk ekziston.

Për këtë fakt, nënvizoi Meta, ndodh edhe ndotja e Ishmit apo dhe zonave të tjera turistike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco