'E la vetëm Kosovën’/ Alizoti: Në Berlin thonë se Rama është më afër me Vuçiç se me Kurtin

19:53, 12/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, foli për rezolutën e dakortësuar mes mazhorancës socialiste dhe opozitës, ku kishte edhe rolin e negociatorit.

Nga Gjermania, Alizoti theksoi se Kryeministri i Shqipërisë e la vetëm Kosovën dhe shteti amë ishte inekzistent.

Sipas Alizotit, votimi i kësaj rezolute një muaj me vonesë është një akt pa sens pasi qeveria shqiptare ka qënë inekzistente gjatë kasaj periudhe ndaj Kosovës.

Gjithashtu deputeti demokrat tha se edhe në Berlin ku ndodhet për një vizitë të planifikuar, thonë që Rama është më i afërt me Vuçiçin se sa me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Alizoti: Kryeministri i Shqipërisë e la vetëm Kosovën. Shteti amë i Kosovës që është Shqipëria ishte inekzistent. Mbas një muaji bën një rend dite një seancë për Kosovën që në vetvete nuk ka asnjë sens. Ky është një akt në fund por qeveria shqiptare ka qënë inekzistente ndaj Kosovës. Sidomos kryeministri ka qënë kundër Kosovës. Edhe këtu në Berlin e dëgjova që Rama është më afër me Vuçiçin se me Kurtin. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është më afër një njeriu që ka qënë sekretar i partisë së Sheshelit, ministër i propagandës së Millosheviçit, njeriut që krijoi gjenocide të papara në Ballkan. Edi Rama është një fatkeqësie e madhe e vendit tonë dhe vështirë ti shqitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco