VIDEO/ Salianji: Pse Edi Rama sot merret me Veriun e Kosovën dhe jo me Vuçiçin?

VIDEO/ Salianji: Pse Edi Rama sot merret me Veriun e Kosovën dhe jo me Vuçiçin?

18:35, 12/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, pse Edi Rama sot merret me Veriun e Kosovës dhe jo me Vuçiçin.

‘Pse edhe sot Edi Rama merret me veriun dhe nuk merret me Vuçiç. SHBA dhe BE, po mendojnë saksione për Serbinë, pse Edi Rama vazhdon me po të njëjtën llogjikë mbështetjen ndaj tij, duke sanksionuar Kosovën.

Çfarë interesi ka Edi Rama që thotë se Veriu, që kontrollohet sot nga policia e Kosovës, qenka tokë e askujt. Mos të themi që ajo ishte një deklaratë ku thuhej se, Kosova është tokë e askujt.

Jemi në kushtet ku Edi Rama o për favore personale me Vuçiç ose se janë përfshirë diku të dy në një situatë ku mund të ju shpërthejë sot janë peng praktikisht.

Po marrim rastin që Edi Rama nuk është i kapur, nuk është tradhtar meqenëse thotë, por budalla nuk është. Edi Rama prej vitesh insistoi tek Ballkani i Hapur, doli tani pas ca vitesh dhe tha që kjo është një gjë e vdekur dhe iku.

Të gjithë këta që për 5-6 vite me radhë thonin se Ballkani i Hapur është pozitiv dhe i mirë, tani dalin e thonë se Ballkani i Hapur është i vdekur, nuk vlen, pra të kundërtat e tij. Prandaj ka institucione kontrolluese siç është parlamenti. Por aty ka disa njerëz që janë mekanizma që ngrenë e ulin dorën’, tha Ervin Salianji në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco