Takimi me ministrat e vendeve të NATO-s/ Peleshi: Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist serb

Takimi me ministrat e vendeve të NATO-s/ Peleshi: Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist serb

17:54, 12/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ku thekson se Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit.

Në postimin e tij në Facebook, Peleshi thekson se është i mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës.

Situata në Veri të Kosovës mori një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.

Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit dhe është tërësisht e angazhuar bashkë me aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi në sinkronizim me Policinë e Kosovës”, shkruan Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco