Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Ina Zhupa: Përjashtimi i deputetëve të opozitës në ditën që votohet rezoluta e dakordësuar, i papranueshëm

13:52, 12/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për miratimin e rezolutës për Kosovën, deputetja demokrate Ina Zhupa, u shpreh se është i papranueshëm vendimi për të mbajtur të përjashtuar tetë deputetët e opozitës edhe në seancën e sotshme.

‘’Për aq kohë sa e arritëm falë opozitës, atëherë duhet të ishim të gjithë bashkë, që ky parlament të jetë njëzëri pro Kosovës’’, u shpreh Zhupa ndër të tjera.

Ajo që doja të thoja është se në frymën e kësaj seance që ne kishim dakordësuarnjë rezolutë të përbashkët për Kosovë, që në fillim doja t’ju kërkoja që në këtë frymë ju të rikonsideronit vendimarrjen tuaj politike për përjashtimin politik të tetë deputetëve të opozitës dhe t’i lejonit që të vijnë të votojnë rezolutën e Kosovës.

Është në nderin e këtij parlamenti që të dali me 140 vota pro Kosovës dhe të mos ketë asnjë rresht në lajemt e kësaj ditë që thonë ‘përveç tetë të përjashtuarve’ politik të kësaj mazhorance.

Ky është në tagrat tuaj dhe ju mund ta konsideroni si një shenjë për të mos u ndarë, në këtë që jemi bashkuar me shumë përpjekje dhe mundim pasi ju nuk pranonit,  që të fusni emrin e Serbisë Brenda rezolutës, ju nuk pranonit qëndrimin e Kosovës, por e arritëm.

Dhe për aq kohë sa e arritëm falë opozitës, atëherë duhet të ishim të gjithë bashkë, që ky parlament të jetë njëzëri pro Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco