Çuçi pranon se Rezoluta e deputetëve të PD për sulmin terrorist serb në Kosovë ishte e duhura

Çuçi pranon se Rezoluta e deputetëve të PD për sulmin terrorist serb në Kosovë ishte e duhura

20:47, 11/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë socialiste, Blendi Çuçi, ka pranuar arritjen konsensusit për Rezolutën që dënon sulmin e Serbisë ndaj Kosovës. 
Të trembur nga reagimi i opinionit publik, socialistët janë detyruar të ndajnë disi qëndrimin që ka mbajtur Rama karshi Serbisë me qëndrimin që partia do të mbajë në Parlament duke dhënë votën për rezolutën e përgatitur nga opozita shqiptare.

Komenti i Çuçit:

“Përpjekjet mazhorancë-opozitë për gjetjen e dakordësisë për Rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës u finalizuan me sukses. Arritëm të kemi një tekst të përbashkët, ku shprehim pa asnjë rezervë mbështetjen për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Pas votimit nga deputetët në seancën parlamentare, qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare duhet të influencojnë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar për sulmin dhe nxjerrjen sa më parë të autorëve përpara drejtësisë. Partia Socialiste tregon edhe njeherë se kur vjen puna për Kosovën ka një qëndrim të qartë, pavarësisht blofit të dalë boje apo kurtheve të politikës së vjetër për luftën e brendshme. Vijimësisht e kemi dëshmuar me vepra mbështejten pa asnjë ekuivok ndaj Kosovës, qoftë dhe duke plotësuar ndonjë tekë të opozitës si në këtë rast. PS ka qenë dhe do të jetë konsistente në mbështetjen pa kushte ndaj Kosovës”, shprehet ai.

Ditën e djeshme deputetët e Partisë Demokratike dolën me një qëndrim të përbashkët për Rezolutën, duke shprehur se edhe Parlamenti i Shqipërisë duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si ai i Kosovës për çështjen. Kjo gjë duket se ka vënë me shpatulla pas muri mazhorancën socialiste e cila kishte përgatitur një Rezolutë të butë në linjë me qëndrimet e Ramës ndaj Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco