FOTO/ Ngjarje e pazakontë: Begaj takon Ramën

FOTO/ Ngjarje e pazakontë: Begaj takon Ramën

13:46, 09/10/2023
A+ Aa A-

Presidenca ka bërë sot një njoftim për një ngjarje të pazakontë: Kreu i shtetit Bajram Begaj u takua me kreun e qeverisë Edi Ramën ose e kundërta, kreu i Qeverisë, Edi Rama me kreun e shtetit Bajram Begaj për samititn e Procesit të Berlinit që mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Seriozitetin dhe rëndësinë e takimit e përcillte vetë fotografia zyrtare dhe atletet e bardha të Kryeministrit.  

Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhej: 

"Tiranë, më 09/10/2023 - Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë. Sh. T.Z. Edi Rama. Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale  për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama."

Image

Edhe  në njoftimin e publikuar nga Kryeministri Edi Rama me foton më poshtë përsëritej e njejta gjë: 

"Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco